close
Sport

FUTBOLL: SILEKSI FITOI KUPËN E MAQEDONISË SË VERIUT NË FUTBOLL

5AB67515-0A0D-4A8D-91B3-2C3E2F050FB8

NË FINALE SILEKSI –AK. PANDEV 4:3 PAS EKZEKUTIMIT TË PENALTIVE


Skuadra e Sileksit nga Kratova është fituese i Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll  për edicionin  2020/2021. Në  finale ekipi i Sileksit  pas 120 minutave lojë  që përfundoi me  barazim pa gola 0-0, shënoi fitore 4 me 3  pas ekzekutimit të penaltive. Vendimtare ishte goditja e lojtarit të Akademija Pandev Velinovskit e cila përfundoi në transfezale.  Për  ekipin e Sileksit ishte  ky trofeu I tretë pas  atyre në vitin  1994 dhe 1997.

Trofeun ekipit fitues ia ndau kryetari i FFM-së Muamed Sejdini.

Kështu skuadra e Sileksit  pas  plot 24  viteve  sërish e ktheu trofeun në Kratovë  dhe njëherit  kjo skuadër bëhet ekipi im katërt  që do të përfaqëson Maqedoninë e Veriut në Kupat Europiane  së bashku me  Shkëndijën, Shkupin dhe Struga Trim Lum./ KlanMacedonia
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia