close
Sport

FUTBOLL: SONTE NË PROGRAM TRI PËRBALLJE GJIGANTËSH

elklasiko

TOTTENHAMI – CHELSEA, INTER – JUVENTUS DHE BARCELONA- REAL MADRID


Sonte në program janë tre ndeshje të rëndësishmne  dhe ate nga tri kampionatet më të forta të kontinentit të vjetër, atij anglez, italian dhe spanjoll.

Sonte me  fillim në orën 20:45, në kuadër të ndeshjes  kthyese të  Kupës së Ligës së Anglisë do të takohen  dy skuadrat londineze, Tottenhami dhe Chelsea. Në ndeshjen e parë ekipi i trajnerit Thomas Tuchel shënoi fitore  me rezultat 2-0  që garanton një lojë pa ngarkesë për të kaluar në finale.

Në stadiumin “Giuseppe Meazza”,do të zhvillohet ndeshja finale e Superkupës së Italisë  mes dy  skuadrave  gjigante të futbollit Italian Interi kundër Juventusit. Ndeshja në fjalë fillon në orën 21:00.

“Zikaltrit” si kampion të Italisë dhe “bardhezinjtë” si fitues të Kupës së Italisë do të përplasen për trofeun e parë sezonal. Si Inzaghi, ashtu edhe Allegri kanë thënë para ndeshjes se do të luftojnë me çdo kusht për ta rrëmbyer këtë trofe.

Vëmendje të veçantë padyshim ka edhe  “El-Clasiko” e dytë spanjolle në këtë sezon mes Barcelonës dhe Real Real Madridit që do të zhvillohet në “King Fahd International Stadium” në Riad në gjysmëfinalen e Superkupës spanjolle.

Fituesi i këtij takimi do të kalojë në finalen e këtij kompeticioni dhe do të ballafaqohet me fituesin e duelit ndërmjet Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia