Futboll: Sot zhvillohen ndeshjet e balotazhit për kualifikim në Ligën e Dytë

Takohen Arsimi – Ovçe Pole dhe Karaormani – Vardari (Negotinë)

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Me dy ndeshjet e balotazhit të vlefshme për kaulifikim në Ligën e dytë unike edhe zyrtarisht mbyllen të gjitha aktivitet futbollistike të edicionit 2021/2022 në futbollin tonë vendor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Katër ekipet që do të luajnë balotazh janë Arsimi i Çegranit, Ovçe Pole, Karaormani dhe Vardari i Negotinës . Shorti ka dashur që baltazh të përballen Arsimi – Ovçe Pole, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin e Gjorçe Petrovit, ndërsa ndeshja tjetër Karaormani – Vardari i Negotinës do të zhvillohet në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari.

Ekipet fituese drejtëpëdrejt do të kalifikohen në Ligën e dytë

Drejtësinë Gjorçe Petrov do ta ndaj Jovan Kaçevski, ndërsa në Maxhari, Dimitar Pileshkov. Të dyja ndeshjet fillojnë orën 17:00.

Ndeshja ndërmjet KF Arsimit të dhe Ovçe Poles do të zhvillohet në stadiumin e Gjorçe Petrovit dhe e njëjta i është besuar arbitrit strugan, Jovan Kaçevski, së bashku me ndihmësit e tij Razme Bakraçeski dhe Kliment Ristoski, derisa ajo midis Karaormanit dhe Vardar Negotinës në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari do të drejtohet nga arbitri kryesor Dimitar Pileshkov nga Shtipi, të cilit do ti ndihmojnë shkupjani Daniel Vasilevski dhe kumanovari, Martin Petkovski.

Që të dyja ndeshjet startojnë në ora 17:00. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share