close
Sport

Futboll: Sot zhvillohen ndeshjet kthyese të Europa Ligës

Liga Europa21

Ndeshje më tërheqëse është Barcelona – Eintracht

 Sot në program janë katër ndeshjet kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Evropës, që do të thotë se do të mësohen dyshet gjysmëfinaliste

Vëmendja padyshim së është në Camp Nou, ku Barcelona pret Eintracht Frankfurtin  me fillim nga ora 21:00, pas ndeshjes së parë të përfunduar baras 1-1.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo që do të zhvillohet në “Parc Olympique Lyonnais” nga ora 21:00, ku Lyoni pret West Hamin, me ndeshjen e parë që ka përfunduar gjithashtu 1-1.

Ndeshja e parë ka përfunduar 1-1 edhe në takimin mes Atalantas dhe RB Leipzig, kështu që të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren për t’u kualifikuar tutje, në përballjen që do të zhvillohet nga Geëiss Stadium nga ora 18:45.

Takimi i fundit është ai në mes të Rangers dhe Braga, që do të zhvillohet në ‘Ibrox Stadium’ nga ora 21:00, me ndeshjen e parë që ka përfunduar me fitoren e portugezëve 1-0.          /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia