Futboll: Të martën hidhet shorti për ndeshjet e play off-it të Europa League dhe Conferenc League

Shorti për ndeshjet e play off-it në kuadër të Liga Europa do të hidhet nesër me fillim nga ora 13:00, ndërsa shorti për ndeshjet e play off-it të Ligës së Konferencës do të zhvillohet nesër me fillim në ora 14:00. Ekipe të mëdha kundërshtarë të mundshëm të Shkupit dhe Shkëndijës.

Dy skuadrat e vetme nga Maqedonia e Veriut në garat evropiane Shkupi në Europa Ligë dhe Shkëndija në Konferencë Ligë në raundin e tretë kanë ndeshje mjaftë serioze por edhe gjasa reale për tu kualifikuar në raundin e katërt ku për kundërshtarë eventual mund të kenë ekipe të njohura

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por si kundërshtarë eventual të kampionit të vendit tonë nëse eliminojnë ekipin Shamrok Rovers, atëherë skuadra e Goce Sedlloskit do të luante në ndeshjet e “play-off” të Liga Europa. Kundërshtarë të mundshëm të FC Shkupit në fazën “play-off” të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian në nivel klubesh, janë Gent nga Belgjika, Austria Viena nga Austria, Harts nga Skocia, Omonia nga Qiproja, Sivaspor nga Turqia, Dnjipro nga Ukraina dhe Silkeborg nga Danimarka. Fc Shkupi në fazën e play off-it mund të has sërish te Dinamo Zagreb, gjithnjë nëse skuadra kroate kroat do të eliminoheshin në fazën e tretë të Ligës së Kampionëve nga Ludogoretsi i Bullgarisër, por gjithashtu edhe ekipet humbëse nga përballjet Sherif – Plzen, Ferencvarosh-Karabah, Zhalgiris-Bodo, Makabi Haifa-Apolon dhe Pjunik-Crvena Zvezda.

Shorti për ndeshjet e “play-off” në kuadër të Liga Europa do të hidhet nesër me fillim nga ora 13:00

Nga ana tjetër skuadra Shkëndijës në shortin e nesërm do të mësoj kundërshtarët për ndeshjet e paly off-it, normal nëse arrinë që të eliminonë ekipin AIK Stokholm në dy takimet e raundit të tretë që zhvillohen më 4 dhe 11 gusht.

Në rast se“kuqezinjtë” do të eliminonin këta të fundit, atëherë në “play-off” do të përballeshin me skuadra mjaft të njohura, si Uest Ham, Fenerbahçe, AZ Alkmar, Jang Bojs apo ndonjë ekip që do të eliminohej nga kapeticioni I Ligës Europa.

Shorti për ndeshjet e “play-off” të Ligës së Konferencës do të zhvillohet nesër me fillim në ora 14:00. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share