close
Sport

FUTBOLL: TËRHIQET SHORTI PËR KATEGORITË U-19 dhe U-17

Shorti UEFA

Maqedonia U-19 në grup me Anglinë, Bosnjën e Luksemburgun


Sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, është hedhur shorti për ndeshjet kualifikuese për Kampionatiun Europian U-19 dhe U-17.

Përfaqëseuesja e Maqedonisë do të jetë në grupin e 11-të së bashku me Anglinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Luksemburgun. Turneu i këtij grupi do të zhvillohet në Maqedoni, në periudhën prej 13 deri më 19 nëntor të 2019. Në kategorionë U-17, Maqedonia është në grupin e parë së bashku me Poloninë, Belgjikën dhe Lihtenshtajnin. Garat e këtij grupi do të zhvillohen në Poloni në periudhën prej 9 deri 15 nëntor të 2019.

Shqipëria është në grupin katër, bashkë me Greqinë, Belgjikën dhe Islandën. Nga ana e saj, Kosova U-19 do të ketë rivalë Rusinë, Poloninë dhe Uellsin, në grupin 5. Në garat kualifikuese do të marrin pjesë 52 përfaqësuese, që do të synojnë të shkojnë në fazën finale të kompeticionit, në Irlandën e Veriut.

Dy të parët e çdo grupi, së bashku me ekipin e tretë më të mirë, do të kualifikohen për në “Elite Round”, fazë e cila do të zhvollohet në Portugali, në pranverën e vitit 2020. Shtatë fituesit e “Elite Round” do të bashkohen me Irlandën e Veriut në fazën finale të korrikut 2020. 52 pjesëmarrësit e kualifikueseve të këtij Europiani janë ndarë në 13 grupe, me nga katër skuadra. /Shaban Sinani/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia