close
Sport

FUTBOLL: TONI DOMGJONIT I LEJOHET TË LUAJË PËR KOSOVËN

Domgjoni

Federata botërore e futbollit (FIFA) e miraton kërkesën e FFK-së, Toni Domgjonit i lejohet të luajë për Kosovën!   Lajmi është publikuar në prag të udhëtimit për në Suedi në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Në fakt, FIFA e ka njoftuar sot FFK-në se kërkesa e saj për ndërrimin e kombëtares për mesfushorin e klubit holandez, Vitesse, Toni Domgjoni është miratuar dhe ai ka të drejtë të luajë për ekipin kombëtar të Kosovës.

Vendimi i Dhomës së Tribunalit të Futbollit në FIFA për shqyrtimin e statusit të lojtarëve ka efekt të menjëhershëm.

Kjo do të thotë se Toni Domgjoni, i ka  të drejtë loje  në takimin me  Suedinë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia