TË GJITHA TAKIMET FILLOJNË NË ORËN 13:00
Të mërkurën në program janë ndeshjet e çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Ndeshje më tërheqëse pritet të jetë ndeshja që do të zhvillohet në Kratovë mes Sileksit vendas dhe liderit në renditjen e tabelës Shkëndija. Drejtësinë në Kratovë do ta ndaj arbitri Marjan Markovski nga Ohri. Në Strugë pas vetëm tre ditëve sërish do të përballen Struga Trim Lum dhe Renova, kësaj radhe në kuadër të çerekfinales së kupës. Drejtësinë Strugë do ta ndaj Marjan Gocevski nga Strumica. Dy ndeshjet tjera çerekfinale do të zhvillohen në Strumicë. Në stadiumin e Qendrës Sportive “Pandev”, takohen Akademia Pandev – Shkupi, ndërsa në stadiumin “Mladost” do të përballen Bellasica – Makedonija Gj.P. Të gjitha ndeshjet çerekfinale luhen të mërkurën, me fillim në orën 13:00. /KlanMacedonia