close
Sport

FUTBOLL: ZYRTARIZIMI I RONALDOS SJELLË RRITJE TË AKSIONEVE

05E164FE-A1D2-49B5-B6AC-C5B9FB301FE0

AKSIONET E MANCHESTER UNITED JANË RRITUR ME 8%


Cristiano Ronaldo është rikthyer në Manchester United, aty ku u formësua si lojtar dhe u dëshmua në skenën e futbollit botëror.

Dje u arrit marrëveshja dhe Cristiano Ronaldo do ta veshë fanellën e “Djajve të Kuq” për të paktën dy sezone.

Ndërkohë, përfitimet e Manchester United me transferimin e Ronaldos janë parë qysh në orët e para.

Aksionet e klubit u rritën pasi ata njoftuan marrëveshjen për Ronaldon.

Sipas Joe Pompliano, aksionet e Manchester United janë rritur me 8%, që do të thotë se Ronaldo ka shtuar rreth 250 milionë dollarë në aksione.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia