Futboll: Pritje madhështore për Dybalan në Romë

Largimi i Paolo Dybalas nga Juventusi dhe transferimi i tij tek ekipi I Romës ishte ngjarja më e bujshëme në Serie A këtë merkato vere.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Futbollisti argjentinasi u largua nga Juvnetusi si lojtar i lirë, ndërsa pak javë më parë firmosi për Romën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dybala sot është prezantuar para gazetarëve me fanellën e Romës, ku ka sqaruar largimin e tij nga Juventusi.

Ai ka bërë të qartë se nuk ishin paratë aty që hynë në mes, por ishte fakti se drejtuesit e “zonjës së vjetër” nuk e shihnin si pjesë të projektit për të ardhmen.

“Çfarë ndodhi me Juventusin? Ne kishim një marrëveshje në tetor, por më pas bordi kërkoi të priste.

Pas marsit më thanë se nuk isha pjesë e projektit të ardhshëm. Nuk ishte problem ekonomik, bordi mori një vendim tjetër”, ka deklaruar Paolo Dybala.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share