close
Sport

FUTBOLL:FITORE ME PËRMBYSJE E KUQEZINJËVE TETOVAR

agim-ibraimi-shkendija-3

Autor i dy golave ishte Agim Ibraimi nga penaltia


Me ndeshjen ndërmejt Rabotniçkit dhe Shkëndijës që përfundoi me fitoren e kuqezinjëve me rezultatin 1-2 u kompletua java e 14-të në Ligën e Parë të futbollit vendor.

Kjo fitore ishte 28 nga gjithësejt 55 ndeshjete e zhvilluara mes këtyre dy ekipeve me renome në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Vendasit të parët kaluan në epërsi që në minutën e 6 me autor Sharkovsklin. Kuqeziunjt barazuan në minutën e 18 me golin e Agim Ibraimit nga penaltia, ndërsa po i njëjti lojtar po nga penaltia shënoi golin e fitores në minutën e 90-të. Vendasit nga minuta e 78-të luajti me një lojtar më pak kur Siljanovski shkaku i kartonit të dytë të verdhë u ndëshkua me të kuq.

Pas javës së 14-të tabelën e kryeson Vardari me 30 pikë, para Akademija Pandevit që ka 26, Shkëndija me 21 po aq sa ka edhe Sileksi janë në pozitën e tretë dhe të katërt. Rabotniçki pas disfatës së sotme mbetet në pozitën e fundit vetëm me 10 pikë të fituara. Java e 15-të e kampionatit do të luhet më 21 nëntor. /Shaban Sinani/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia