close
Sport

FUTBOLLISTI TURK HUMB JETËN NË NJË AKSIDENT TRAFIKU

Futbollisti aksidenti

Ndahet nga jeta si pasojë e një aksidenti automobilistit në moshën 27-vjeçare futbollisti i Konyasporit në Superligën Turke, Mehmet Çalik. Ngjarja e rëndë, sipas medieve turke, ndodhi rreth orës 9:00, teksa automjeti me targë 06 CLK 94, i përdorur nga futbollisti Ahmet Çalik, doli jashtë kontrollit në aksin Ankara-Niğde dhe u përmbys jashtë rrugës.

Pavarësisht se ndihma e shpejtë dhe forcat e sigurisë mbërritën shumë në kohë rekord në vendngjarje, nuk qe e mundur që Çalik të mbijetonte.

Gjatë kontrollit të kryer nga mjekët, u konstatua se Ahmet Çalik, i cili ndodhej i vetëm në automjet, kishte ndërruar jetë në vend./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia