Përfaqësuesja e Kosovës në futsall nga dita e sotme fillon rrugëtimin për të siguruar një vend në Kampionatin Botëror të futsallit, ndërsa në fazën e parë të kualifikimeve është mysafire e Bullgarisë ndeshja do të luhet në palestrën e sportit “Palace of Culture and Sports” në Varna , me fillim në orën 19:00.
Së bashku me Kosovën dhe Bullgarinë Grupin “C” gjenden edhe Armenia dhe Skocia. Përfaqësuesja e Kosovës në pesë ndeshjet e fundit ka një fitore dhe katër disfata, ndërsa Bullgaria ka 1 fitore, një barazim dhe tre humbje.