close
Sport

Futsall: Ekipi i futsallit ”Arben Bajrami” është fitues i Kupës së RMV-së

Fituesi i Kupës

Në finale  “Arben Bajrami” – Karadaku  5:1

 Ekipi i futsallit”Arben Bajrami” nga Çairi është fitues i Kupës së Maqedonisë së Veriut në futsall për sezonin 2021/2022, pasi në finale  e  cila u zhvillua  në  sallën e sporteve  në Autokomand  mundi  ekipin  Kardaku me rezultat  të thellë 5-1.

Autor të golave pë skuadrë fituese ishin Sulejmani, Ramadani, Jakupi nga një gol dhe Jahjaj dy gola. Golin e vetëm pë Karadakun e  ka shënuar  Iseni.

Fitoren e skuadrës Arben Bajrami  e ka uruar edhe numëri një i Komunës së Çairit kryetari Visar Ganiu i cili në profilin e tij  në fejsbuk ka shkruajtur.

Çairi i krenarisë, Klubi “Arben Bajrami” rrëmbeu Kupën e Maqedonisë në futsall. Klubi nga Çairi “Arben Bajrami”, sonte mori kupën e Maqedonisë së Veriut në futsall. E kjo fitore na bën të ndjehemi edhe më krenarë me sportistët dhe klubet e Çairit tonë të zemrës.

Uroj udhëheqësinë, stafin, të gjithë lojtarët bashkë me tifozerinë. Gjithnjë jemi me ju dhe sukseset tuaja”!
 /KlanMacedonia/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia