KUALIFIKIMET PËR KAMPIONATIN EUROPIAN NISIN MË 28 JANAR
Njëri ndër trajnerët më të suksesshëm të futsallit kroati Mato Stankoviq ish-seleksionues i përfaqësueses së futsallit të Kroacisë, do të jetë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses më të mirë të futsallit të vendit tonë.
Stankoviq ka pranuar ftesën e seleksionuesit të përfaqësueses së futsallit të Maqedonisë, Vasko Skenderovski për të qenë pjesë e stafit teknik në kualifikimet për Kampionatin Europian. Kroati Mato Stankoviq pasi që ka pranuar të jetë pjesë e stafit teknik që drejtohet të reprezentacionit për fazën zyrtare të FFM-së ka deklaruar.
“Na presin ndeshje të vështira në kualifikime, startojmë me ndeshje kundër BeH në Zenicë, ndërsa në terren vendas boshnjakët gjithmonë janë të rrezikshëm ndaj secilit rival. Por kjo është mundësi të shohim cili është kualiteti jonë i momentit. Serbia është top favorit në grup, ndërsa Rumania është përfaqësuese me disa lojtarë të natyralizuar në formacion, por nuk janë në nivelin e disa viteve më parë kur vërtet ishin shumë të fortë”, deklaroi Mato Stankoviq.
Maqedonia e Veriut është në Grupin 4 bashkë me përfaqësueset e Rumanisë, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Kualifikimet do t’i hapim më 28 janar në ndeshjen kundër Bosnje e Hercegovinës në Zenicë. /KlanMacedonia