close
BotaTop Lajme

G-7 ME PARALAJMËRIM SERIOZ PËR MOSKËN

Screenshot_11

“DESKALIM I KUFIRIT ME UKRAINËN OSE PASOJA TË RËNDA”

Grupi 7 e ka paralajmëruar Rusinë se do të ketë pasoja të rënda  dhe çmim të lartë në qoftë se Presidenti Vladimir Putin e sulmon Ukrainën. Në dokumentin e hartuar nga shefat e diplomacive të G-7 thuhet se sipas vlerësimeve të shërbimeve amerikane, Rusia me shumë gjasë planifikon ofensivë në shumë fronte kundër Ukrainës në fillim të vitit të ardhshëm. Kremlini mohon se planifikon ofensivë kundër Kievit.

Informacionet e ministrave të punëve të jashtme të vendeve më të zhvilluara të G-7 janë se Moska së shpejti mund të ndërmarrë ofensivë kundër Ukrainës e pjesëmarrjen e 175 mijë ushtarëve. Delegatët në takimin e G-7, në qytetin anglez Liverpul, njoftuan se janë të bashkuar në dënimin e grumbullimit të forcave ushtarake në kufirin me Ukrainën, duke i bërë thirrje Moskës që të tërhiqet.

LIZ TRAS, MINISTRE E PUNËVE TË JASHTME, BRITANI E MADHE

“Ne duhet të mbrohemi nga aktivitetet e aktorëve armiq dhe duhet të bashkohemi, të jemi kundër agresorëve që kufizojnë liritë tona dhe demokracinë.”

Kremlini menjëherë mohoi se ekzistojnë plane për  invazion, duke shtuar se Perëndimi është i fiksuar me “rusofobinë”. Sipas autoriteteve në Moskë zgjerimi i NATO-s paraqet kërcënim për Rusinë dhe është në kundërshtim me bindjet e dhëna nga partnerët perëndimorë gjatë kohës së rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Moska nuk e fsheh faktin se është kundër mbështetjes gjithnjë e më të shprehur të NATO-s për ishrepublikat sovjetike, tani vende fqinje të Rusisë. Mundësia që aleanca të vendosë raketa në tokën ukrainase, në drejtim të Rusisë, për autoritetet në Moskë është “linjë e kuqe” që nuk duhet të shkilet./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia