close
Sport

“GABIGOL”, SANTOSI PRANON OFERTËN E JUVENTUSIT ? 

gabriel-gabigol-santos

Santosi ka konfirmuar se ka pranuar ofertën prej 20 milionë eurosh të Juventusit për Gabriel Barbosën. 19-vjeçari i njohur ndryshe si “Gabigol” raportohet se ka pasur interesin e klubeve si Barcelona, PSG, Dortmund dhe Chelsea.

Pavarësisht kostos së madhe të transferimit të Gonzalo Higuainit nga Napoli, Juventusi ka bërë një lëvizje për sulmuesin, i cili tani duhet të marrë një vendim para se marrëveshja të shkojë drejt hedhjes së firmave. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti i klubit brazilian, Modesto Roma.

“Ne u dërguam një letër Ëagner Ribeiros (agjentit të lojtarit), Valdemirit dhe Lindalvës (prindërit e djaloshit), duke u treguar kushtet e kontratës. Ne tani po presim për përgjigjen e tyre u shpreh numri 1 i Santosit. /Agjencitë/

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia