Gabimi teknik apo tenderimi lënë nxënësit pa dëftesa?

DËFTESA VETËM PËR VITET E KATËRTA DHE KLASAT E NËNTA – TË TJERËT NË SHTATOR

Këtë vit nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore kanë mbetur pa dëftesa. Kanë marrë vetëm vitet e katërta dhe klasat e nënta. Të tjerët do të presin deri në shtator. Kjo ka bërë që nxënësit të mos e ndjejnë euforinë gjatë shpërndarjes së dëftesave thotë drejtori i shkollës “25 Maji” në Hasanbeg të Shkupit, Fadil Murtezani, raporton Klan M.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Prindi ndjen një kënaqësi kur e shef fëmijën e tij me dëftesë dhe ka kaluar shkëlqyeshëm, prindërit sjellin dhurata, ka buzëqeshje, është një lumturi se tërë vitin ka qenë i ngarkuar në aspektin psikologjik, çfarë po bëj sot çfarë do të bëj nesër dhe kur e shef dëftesën e ndjen një afërsi shpirtërore por kjo është çfarë të bëjmë” – tha Fadil Murtezani, drejtor i shkollë fillore ”25 maji”

E cilat janë shkaqet e vonesës për dhënien e dëftesa?

“Byroja për arsim ende nuk na ka dorëzuar dëftesat. Prej aty kemi përgjigje se është gabim teknik dhe presim që në çdo moment të na i dorëzojnë. Cili ka qenë problemi teknik a e dini? Sipas nikoqirit ndoshta ka qenë stema apo vula. Nuk e di saktë, mos të hyjmë në këtë aspekt. Vetëm është një gabim teknik na thanë ose nuk e di”.

Drejtori i Byrosë për arsim Zekirija Hasipi thotë se problemi kryesor për mos shpërndarjen e dëftesa nuk është gabimi i shtypur i stemës së shtetit.

“Kishte probleme me sistemin e Byrosë për furnizime publike dhe kjo na penalizoj 10 ditë. Pastaj kompania Kiro Dandaro kishte ankesë por sipas neve është e pabazë pasi kompania Arbëria kishte çmimin më të ulët. Dhe për këtë shkak e prolonguam për në gusht. Nuk është e vërtetë se është gabuar emri i shtetit” – deklaroi Zekirija Hasapi, drejtor i byrosë për zhvillim dhe arsim.

Ndryshe mësimdhënësit dhe profesorët para përmbylljes së vitit shkollor kanë kryer të gjitha procedurat rreth vlerësimit të nxënësve, por ishin në pritje të dëftesave. Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesën mbetën pa dëftesa. Edhe pse duheshte të marrin dëftesë deri në fund të qershorit. Për vitin shkollor 2021-22, me dëftesa janë furnizuar vetëm gjysmë-maturantët të cilët konkurruan në shkollat e mesme si dhe nxënësit të cilët duhej të vazhdonin shkollimin në shtetet e huaja. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share