close
Vendi

GALIÇICË:NXIRREN NGA BORA TRE PERSONA NGA MANASTIRI

Krusevo-10-300×225

Më datën 02.01.2021 në ora 18:25 minuta nëpunës policorë të NJPB Resnjë kanë marrë denoncim-thirrje për ndihmë nga J.D. (20) nga Manastiri. Sipas denoncimit, për shkak të orteqeve të mëdha të borës në malin Galiçicë, ai me automjetin e tij “suzuki” me targa regjistrimi të Manastirit, së bashku me bashkëudhëtarët e tij A.V. dhe GJ.D., të dy nga Manastiri, kanë qenë të ngujuar në rrugën Oteshevë-Shën Naum, në të cilën ka pasur ndalesë aktive për qarkullimin e automjetve në dimër. Nëpunës policor të Pikë Kalimit Kufitar “Stenjë” menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë gjetur automjetin të ngujuar në borë, pas së cilës së bashku me shoferin dhe bashkëudhëtarët janë nxjerr me automjetin në vend të sigurt./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia