close
44373770_303

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan gëzon simpati më të madhe nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Kancelarja gjermane Angela Merkel radhitet e dyta kurse Presidenti rus Vladimir Putin i treti.

Anketa e zbatuar nga agjencia hulumtuese BRIMA, anëtare e Gallup International, me 1210 anketues, tregon se 60% e të anketurave janë prononcuar se kanë simpati për Presidenti turk Erdogan, i cili gjendet në krye të listës, kurse menjëherë pas tij, 54% të të anketuarve janë prononcuar për kancelaren gjermane Merkel që në pjesën më të madhe të botës është e ranguar në vendin e parë.

Sipas anketës, 47% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për Presidentin rus Vladimir Putin, 42% për Presidentin amerikan Donald Trump, kurse në vendin e fundit renditet Presidenti francez Emanuel Macron për të cilin janë prononcuar 21% e të anketuarve.

Në nivel global, hulumtimi i Asociacionit Ndërkombëtar Gallup-Agjenci me traditë shumëvjecare në këtë fushë që është aktive nga viti 1947, anketa më e re “Fundi i vitit” tregon se njerëzit nga të gjitha kontinentet ndajnë shpresën e përbashkët për një Bashkim Evropian më aktiv.

Puna në terren, në nivel global, është zbatuar nga tetori deri në dhjetor të vitit 2019, kurse janë intervistuar gjithsejt 45.676 qytetarë. Siç njoftojnë nga kjo agjenci margjina e gabimeve është 3 deri 5% me nivelin e besimit 95%. /Klan Macedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia