Ganiu: Salla “Partizan” së shpejti do të rikonstruohet, e nis edhe ndërtimi edhe i pishinës në Çair

Kryetari i Komunës së Çairit nëpërmjet rrjetit social facebook ka njoftuar se së shpejti so të rikonstruohet salla e Partizanit si dhe do të fillojë edhe ndërtimi i pishinës në Çair. Ganiu bashkë me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubin  drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski  dhe me kryetarin e Këshillit komunal të Çairit, Jetmir Asanin  “Partizan” vizituan sallën “Partizan”. Ganiu gjithashtu është shprehur se pishina e cila do të ndërtohet në Çair do të jetë me përmasa moderne ndërsa procedurat teknike parapërfunduese për këtë pishinë kanë përfunduar.
Dy investime kapitale fillojnë së shpejti në Komunën e Çairit. Gjatë një takimi që sot realizova me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubin dhe drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski u dha informacioni i shkëlqyeshëm se shumë shpejt do të fillojë rikonstruimi i Sallës së Sporteve “Partizan”. Por, paralelisht me këtë do të fillojë edhe ndërtimi i pishinës së re në Çair që do të jetë me përmasa moderne, ndërsa për të cilën pishinë procedurat teknike para ndërtuese kanë përfunduar.
Gjatë takimit theksova se këto dy investime do të jenë tejet domethënëse për të gjithë banorët e Çairit dhe më gjerë, duke marrë parasysh faktin se para së gjithash brezat e rinj meritojnë më të mirën e mundshme.
Pas takimit bashkë me z.Grubi dhe z.Mojsovski, por edhe me kryetarin e Këshillit komunal të Çairit, z.Jetmir Asani vizituam sallën “Partizan” rikonstruimi i së cilës nis shumë shpejt, ka shkruar Visar Ganiu.
/KlanMacedonia/
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share