Gara e 100 metrave dominohet nga amerikanët

Fred Kerely fitoi medaljen e artë në botëror

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Më pak se një vit pasi fitoi medaljen e argjendit në Lojërat Olimpike të Tokios, Fred Kerley shkëlqeu në finalen e 100 metrave për meshkuj duke siguruar medaljen e artë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

27-vjeçari, bëri kohën 9.86. Kerely e tregoi edhe në kualifikuese pretendimin e tij për vendin e parë. Kerley kishte fituar medaljen e bronzit në 400 metra dhe të artën në stafetë në Kampionatin Botëror 2019, hapi i fundit përpara se të bëhej një sprinter i nivelit të lartë.

Tashmë njeriu më i shpejtë i këtij botërori ka një sy  nga olimpiada Paris 2024. Një treshe amerikane në podiumin e 100 metrave në botëror pasi Marvin Bracy mori medaljen e argjendit, duke kaluar bashkatdhetarin Trayvon Bromell me vetëm milisekonda.

Shtetet e bashkuara përsërisin veten në këtë podium me tre atletë që prej vitit 1991.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share