close
Top LajmeVendi

GASHI: QEVERIA E RE DO TË ÇOJË MANDATIN DERI NË 2024

gashi

PO RRJEDHIN AFATET PËR FORMIMIN E QEVERISË SË RE

Në një intervistë për “KosovaPress”, Kryetari i Alternativës Afrim Gashi tha se kjo parti është parë si mundësi për zgjidhje të krizës politike e cila sipas tij do të kishte pasoja në bisedimet me Bullgarinë. Ndërkohë, hyrja e Alternativës në Qeveri, sipas tij, është në interes të shqiptarëve dhe vendit meqë Maqedonia e Veriut pret hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVËS 

“Natyrisht në politikë asnjëherë nuk mund të këmbëngulni apo ta dini se çfarë ju ndodh nesër, janë zhvillime dinamike, rajonin e kemi të tillë, vendet janë të reja në demokraci, prandaj nuk mund të them me garanci të madhe se çfarë do të ndodh, por logjika politike ma thotë se asnjë subjekti politik të kësaj shumice prej 64 deputetëve nuk ju konvenojnë zgjedhjet deri në vitin 2024, andaj unë shpresoj dhe besoj që kjo qeveri të zgjasë deri atëherë dhe ne të mundohemi të bëjmë sa më shumë punë të mira për qytetarët e pastaj në zgjedhje ata të vendosin të votojnë për ne, të na japin besim apo të na dënojnë”.

Paralelisht, po zhvillohen edhe bisedime për zgjedhjet kadrovike për ministrat në Qeverinë e re. Emrat e kandidatëve për kabinetin e ri qeveritarë do të prezantohen fillimisht para trupave partiake të LSDM-së, më pas do të bëhen të ditura edhe për opinionin.  Dihet se do të ketë ndryshime nëpër ministri, por për momentin nuk dihen emrat që do të vendosen në krye të tyre. Aktualisht dihen vetëm zgjedhjet kadrovike për ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, të cilat sipas marrëveshjes për koalicionim, i merr partia e Gashit.

Qeveria e re e udhëhequr nga lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski pritet që të votohet kah mesi i këtij muaji, përkatësisht më 15 ose 16 janar, ndërsa Qeveria e re të nis me punë nga 17 janari./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia