close
Vendi

GASHI: ZGJEDHJET E ARDHSHME TË JENË TË RREGULLTA

gashi

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, duke komentuar zërat për shumicë të re parlamentare dhe mundësinë për zgjedhje të parakohshme, në Klan Debat tha se nuk është ide e mirë për zgjedhje të reja, pasi sipas tij, qytetarët janë të lodhur. Nga ana tjetër, lideri i Besës, Bilall Kasami, në emisionin Gara për Komunat është prononcuar rreth bashkëpunimit me opozitën shqiptare për rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Kur pyetët për zgjedhje lokale, Kasami e ka të qartë se me kënd do të bashkëpunojë.

BILALL KASAMI, KRYETAR I LËVIZJES BESA

-Në Strugë do e përkrahni?
Patjetër!
-Në Gostivar?
Dihet, kryetarin aktual.
-Në Dibër? Ash-në?
Patjetër.
-Në Bogovinë?
Kryetarin aktual.
-Në Vrapçishtë?
Kryetarin aktual.
-Në Tearcë?
Edhe në Tearcë kandidatin e Aleancës.
-Në Çair?
Edhe në Çair, ish bashkëpartiakun tim, të cilin e vlerësoj shumë.

Por kur pyetët për ndryshimet në shumicën parlamentare pas zgjedhjeve, përgjigjet kështu…

BILALL KASAMI, KRYETAR I LËVIZJES BESA
Zotëri Menduh Thaçi, pikërisht mbrëmë në këtë studio tha se hyrja e Alternativës në Qeveri është çështje e kryer. Keni biseduar, ju ka njoftuar zotëri Zaev për këtë çështje? Jeni “për” apo “kundër”?
-Pyetjen tjetër.
Nuk doni ta komentoni?
-Nuk e meriton.

Zgjedhjet e parakohshme nuk janë ide e mirë sipas Afrim Gashit. Ai, në Klan Debat, tha se qytetarët janë lodhur me zgjedhje. Është i mendimit se Zaevi do ta mbajë fjalën dhe do të jap dorëheqje pas zgjedhjeve nëse e humb Shkupin, e kjo sipas tij, do të hap rrugën që të formohet shumicë e re parlamentare.

AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVËS
Mendoj që zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të rregullta. Nëse mundemi të bëjmë një shumicë të re, se janë numrat, janë 62 aktualisht të shumicës. Nëse dorëhiqet zoti Zaev, e dini që shumica parlamentare aktualisht është shumë heterogjene, janë dhjetëra parti aty, unë mendoj se në kampin politik maqedonas, nëse dorëhiqet Z. Zaev, do të gjejnë mënyrën e bashkëpunimit me VMRO-në, që kanë qenë edhe më herët bashkë dhe kështu do të formohej një shumicë e re.

Ditë më parë, Bujar Osmani i BDI-së, kishte shkruar se me 49 000 vota, kërkohet përgjegjësi e jo qeveri./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia