Propozim-protokolli për punën e restoraneve të dasmave dhe klubeve të natës do të dorëzohet në Komisionin për Sëmundje Infektive, ku theks I vecantë do të vehet në mbrojtjen e shëndetit publik, e më pas edhe në ruajtjen e vendeve të punës.
Kështu janë dakorduar në takimin e paraditës, përfaqësuesit e sektorit me Zv/Kryeministrin Fatmir Bytyqi dhe Drejtorin e Inspektoratit të Tregut, Stojko Paunovski, pas disa protestave të këtyre veprimtarive.
Drejtori I Inspektoratit ka garantuar se inspektorët nuk veprojnë në mënyrë selektive, e as që ka intenca për të zbatuar sanksione, për cka, sic tha, gjatë periudhës gati se një vjecare që nga fillimi I pandemisë, për mosrespektimin e protokolleve janë sanksionuar 471 persona juridik.
Zv/Kryeministri Bytyqi, I ka prezantuar masat nga pakoja e pestë anti-krizë – ndihmën financiare për pagesën e rrogave, kredi pa interes me grant-komponenta deri në 50%, si dhe ruajtjen e likuiditetit me ndihmën e ligjit për garancë shtetërore që është në procedurë parlamentare. /KlanMacedonia