close
Top LajmeVendi

GAZETARI E PËRGJEGJSHME NË PROCESIN E REGJISTRIMIT

Screenshot_7

Gazetaria aktive dhe e përgjegjshme në procesin e regjistrimit’ ishte tema e punëtorisë së zhvilluar sot në Tetovë, e cila është realizuar  me qëllim që gazetarët të cilët janë faktor i krijimit të opinionit publik në vend, të jenë të përgjegjshëm dhe të kontribuojnë në përforcimin e aspekteve të tjera të regjistrimit që janë më të rëndësishme se aspekti etnik.

Regjistrimi i popullsisë është shumë i rëndësishëm dhe për këtë shkak nevojitet një gazetari aktive dhe me përgjegjësi shoqërore në këtë proces. Kështu u tha në debatin kushtuar gazetarisë dhe procesit të regjistrimit, ku profesorë universitar dhe përfaqësues nga sektori civil bënë thirrje që ky operacion statistikor të mbahet sa më shpejt.

“Në përputhje me rekomandimet e Kombeve të Bashkuara presim që më së voni deri në vitin 2020-21, regjistrimi të përfundojë si në të gjitha vendet e tjera, pa marrë parasysh faktin që do të mbahen zgjedhjet dhe pa marrë parasysh aspiratat e RMV-së për anëtarësim në BE.” – tha Biljana Dukovska, Kryetare e Platformës maqedonase kundër varfërisë.

Profesoresha universitare, Jasna Baçovska Nediq, theksoi se në vend, disavantazh është fakti që nga viti 2002, nuk është bërë regjistrimi i popullsisë, për arsye, siç theksoi, politike.

‘Para së gjithash, arsyet janë politike, kur një operacion statistikor kthehet në ngjarje politike, ku dalin në sipërfaqe problemet etnike. Rol të rëndësishëm në politizimin e regjistrimit luajnë edhe gazetarët. Ngjarja e sotme, është realizuar me qëllim që gazetarët të cilët janë faktor i krijimit të opinionit publik në vend, të jenë të përgjegjshëm dhe të kontribuojnë në përforcimin e aspekteve të tjera të regjistrimit që janë më të rëndësishme se aspekti etnik.’ –shprehet Jasna Baçovska-Nediq, Profesoreshë n% Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”.

Ndryshe, Enti Shtetëror i Statistikës ka njoftuar se do t’i propozojë Ministrisë së Drejtësisë propozimin e Ligjit për Regjistrim para se të formohet Qeveria teknike, ku do të vërtetohej prilli i vitit 2021 si termin i zbatimit të regjistrimit. Kjo kërkesë, siç thuhet arsyetohet duke u thirrur në praktikën dhe përvojën ndërkombëtare se aktivitetet zgjedhore dhe të regjistrimit nuk mund të zhvillohen paralelisht. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia