close
Rajoni

Gazetari i njohur gjerman befasohet me deklaratat e presidentes Osmani: E qartë kristal!

Screenshot_7

Markus Preiß, drejtues i studios ARD Europe në Bruksel, i ka bërë përshtypje paraqitja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para samitit të krerëve të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor. Gazetari gjerman e vlerësoi Osmanin si shembull se si bëhet komunikimi politik.

“Nëse doni të shihni se sa mirë bëhet komunikimi politik, duhet ta shikoni paraqitjen e sotme të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. E qartë kristal, argumentuese, e diferencuar, pozitive dhe retorikisht e përsosur”, shkroi ai në Twittter.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia