Gazprom redukton gazin natyror në Gjermani

QEVERIA GJERMANE E CILESON NJE VEPRIM POLITIK NGA ANA E PALES RUSE DHE JUSTIFIKIM PER TE RRITUR CMIMET

Gjigandi rus Gazprom ka reduktuar furnizimiet me gaz natyror drejt Gjermanisë. Qeveria gjermani e ka cilesuar një veprim politik dhe një justifikim për të rritur ndjeshëm çmimet e gazit natyror. Një ndër aryset e reduktimit të furnizimit me gaz natyror në Gjermani kishte bënte me shërbimin e gazsjellësit Nord Stream 2. Lëvizja e kompanisë ruse erdhi dy javë pasi udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të bllokonin shumicën e importeve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjermania ka akuzuar gjigantin rus Gazprom se po përpiqet të rrisë çmimet duke ulur ndjeshëm furnizimet. Gazprom tha se po kufizon sasinë e gazit për Gjermaninë në 70 milion metra kub në ditë .

Kjo është dita e dytë radhazi që Gazprom bëri të ditur se do të reduktonte gazin natyror të shpërndarë përmes tubacionit.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, e quajti këtë veprim një “vendim politik dhe jo një zgjidhje teknikisht të justifikueshme”.

Habeck iu përgjigj njoftimit të Gazprom për një ulje të mëtejshme të gazit natyror duke thënë se justifikimi i tij ishte një përpjekje për të rritur çmimin. “Justifikimi i palës ruse është thjesht një pretekst. Është padyshim strategjia e tyre për të krijuar shqetësim dhe për të rritur çmimet,” tha Habeck në Berlin.

BBC raporton se një ndër aryset e reduktimit të furnizimit me gaz natyror në Gjermani kishte bënte me shërbimin e gazsjellësit Nord Stream 2. Gazprom gjithashtu uli furnizimin e tij me gaz në Itali me rreth 15%. Italia, ashtu si Gjermania, është shumë e varur nga gazi rus, i cili përbën 40% të importeve të saj. Lëvizja e kompanisë ruse erdhi dy javë pasi udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të bllokonin shumicën e importeve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022 për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e Ukrainës.

Polonia, Bullgaria, Finlanda, Danimarka dhe Holanda tashmë kanë pezulluar furnizimet e tyre të gazit natyror rus pasi refuzuan kërkesën të paguajnë në rubla ruse. Kërkesa e Rusisë për pagesa u pa si një përpjekje për të rritur rublën pasi u godit nga sanksionet perëndimore. Habeck tha se veprimet e Rusisë treguan se vendet evropiane duhet t’i japin fund varësisë së tyre nga lëndët djegëse fosile urgjentisht. Në shkurt, Gjermania pezulloi hapjen e gazsjellësit Nord Stream 2, pak para se Rusia të niste luftën e saj në Ukrainë.

BE nënshkroi një marrëveshje me Izraelin dhe Egjiptin që synon rritjen e sasisë të gazit natyror izraelit të që do të eksportohet në vendet evropiane.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share