close
Top LajmeVendi

Gençovska: Ne jemi gati, presim që Shkupi t’i plotësojë kushtet

maqedoni-bullgari-780×439-1

SOFJA NËN PRESION PËR VETON, PA SINJALE PËR LËSHIME

Pas takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, shefja bullgare e diplomacisë thotë se vazhdon presioni ndaj Sofjes për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut për negociata aderuese. Teodora Gençovska ka deklaruar “ne jemi gati dhe presim që Maqedonia e Veriut ta fillojë procesin për ndryshim të Kushtetutës dhe plotësimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë”. Vendimi për hapjen e negociatave aderuese, sipas Ministrit Bujar Osmani është “vendim gjeostrategjik që do t’i motivojë për kompromise  vendet me çështje të hapura në Ballkanin Perëndimor.”

Duke pranuar se Sofja zyrtare vazhdon të jetë nën presion ndërkombëtar për heqjen e vetos që i pengon negociatat aderuese të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Ministrja e Punvë të Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska, thotë se nga Shkupi priten hapa konkret, para së gjithash, për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e vendit, gjë që ia thotë vazhdimisht kolegut të saj, Ministrit Bujar Osmani.

“Presim veprime konkrete, ai mu përgjigj se do të mendojnë disa propozime konkrete, supozoj se do të formalizohen edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme,” deklaroi Teodora Gençovska Ministre e Punëve të Jashtme Bullgari

A është e mjaftueshme të ndryshojë Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që tw hiqet vetoja?

“Nuk është e mjaftueshme, drejtimi tjetër është Marrëveshja, që është ndërkombëtarisht e pranuar, që do të thotë se Shkupi duhet t’i përmbahet sundimit të së drejtës, që është pjesë e Kritereve të Kopenhagës,” deklaroi Teodora Gençovska Ministre e Punëve të Jashtme Bullgari

Gençovska pohoi se të enjten në Sofje do të mbërrijë Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelji, duke shprehur bindjen se mes tyre nuk ka dy pozicione në raport me politikën kundrejt Maqedonisë së Veriut, përkatësisht se asnjë vendim nuk mund të kalojë pa “dritw jeshile” nga Kuvendi Popullor. Në pyetjen nëse beson se deri në fund të qershorit vetoja mund të hiqet, siç ka sugjeruar dje Përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme Zhozep Borel, ajo theksoi.

“Ne jemi gati dhe presim që Maqedonia e Veriut ta fillojë procesin e ndryshimit të Kushtetutës dhe të plotësimit të Marrëveshjes,” deklaroi Teodora Gençovska Ministre e Punëve të Jashtme Bullgari.

Pas takimit të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së, dje në Bruksel, në të cilin ishin të ftuara edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Ministri Bujar Osmani e përsëriti qëndrimin e tij se vendimi për hapje të negociatave aderuese është gjeostrategjik, i cili do t’i motivojë për arritje të kompromiseve edhe vendet në rajon të cilat kanë konteste të ndërsjella./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia