close
Top LajmeVendi

GEORGIEVSKI: VMRO TË BËHET PARTI SHTETFORMUESE

Screenshot_1

Bilalli kushtëzon votat e Besës


Bisedimet për ndryshimet kushtetuese janë kushtëzuar nga Besa e Bilall Kasamit, i cili ka thënë që nuk pranon marrëveshje nëse cënohen të drejtat e shqiptarëve, nga ana tjetër ish-kryeministri Lubço Georgievski thotë se moskalimi i Marrëveshjes së Prespës e përfshin vendin në ato që ai i ka quajtur skenarë të zinj, duke pohuar se marrëveshja eventuale mes Prishtinës e Beogradit do të mund të reflektohet negativisht edhe në Maqedoni.

Kreu i Besës, BIlall Kasami në një emision të TV 21, ka thënë që marrëveshja mbetet komplekse dhe janë në bisedime, por qëndrojnë prapa asaj që nuk do të pranojnë pa i plotësuar kushtet që i përkasin interesave të shqiptarëve.

Ndërkaq, lidhur me përpjekjet për krijimin e shumicës parlamentare, Ish-Kryeministri maqedonas dhe lideri i dikurshëm i VMRO DPMNE-së Lubço Georgievski, në një intervistë për (TV 24 – një TV lokal në Shkup), i ka cilësuar kërkesat e partisë së Kasamit si shantazhuese, sipas tij është koha që VMRO DPMNE-ja të bëhet parti shtetformuese.

Tani kemi një shantazhim nga këta dy deputetë të Besës, që të fshihet shtesa ‘maqedonase përsa i përket shtetësisë. Imagjinonie tani nëse Zaev vihet në atë pozicion sa të lëshojë pe dhe ajo të fshihet, vetëm e vetëm që të kalojë Marrëveshja me Greqinë. Dhe çka tani? VMRO-DPMNE-ja dhe partitë e tjera patriotike do të jenë të lumtura me këtë. Unë nuk do të isha. Në këtë moment, kjo situatë do të ishte një urë e mirë të thuhet: ‘Ja, ju treguat se jeni të paaftë të organizoni 80 deputetë. Ne me vetëdije po u japim dy deputetë, vetëm e vetëm që Maqedonia të mos bëjë koncesione të reja në Marrëveshjen me Greqinë’.

Georgievski ka tërhequr vërejtjen se moskalimi i Marrëveshjes së Prespës e përfshin vendin në ato që ai i ka quajtur skenarë të zinj, duke pohuar se marrëveshja eventuale mes Prishtinës e Beogradit do të mund të reflektohet negativisht edhe në Maqedoni.

‘Kjo marrëveshje, sipas informacioneve që posedoj, qind për qind është rënë dakord, mes Serbisë dhe Kosovës, për shkëmbim territoresh dhe të popullsisë’.

Burime të afërta me kryeminstrin Zaev, thonë për Tv tonë se shumica e dy të tretave tashmë është punë e kryer, por se mazhoranca parlamentare mëton që miratimi i Marrëveshjes së Prespës të jetë një proces gjithëpërfshirës që ka për t’i hapur dyert e integrimit euroatlantik të vendit. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia