close
EkonomiTop Lajme

“GERESHAJMER” INVESTIM NË ZIZHT SHKUP

Screenshot_7

Pritet të punësohen 400 persona


Investim i huaj nga Gjermania do të fillojë me punë në vendin tonë. Sot në Qeveri u nënshkrua marrëveshje për blerje në mes Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale dhe kompanisë “Gereshajmer” nga Gjermania. Në nënshkrimin e marrëveshjes morën pjesë kryeministri Zoran Zaev dhe zëvëndëskryeministri i autorizuar për çështje ekonomike Koço Angjushev.

Udhëheqësit e kompanisë gjermane “Gereshajmer” me vendim për investim dhe hapjen e 400 vendeve të reja të punës. Kryeministri Zoran Zaev shprehu kënaqësinë që një brend botëror nga fusha e industrisë mjekësore dhe farmaceutike vendosi të investojë në vend. Siç theksoi kryeministri bëhet fjalë për njërin nga dy investimet për të cilat ka pasur marrëveshje para nënshkrimit të protokollit të vendit për hyrje në NATO.

“Është e qartë se anëtarësimi në NATO mundëson siguri më të madhe që e përmirëson mundësinë e vendit të mbajë stabilitet politik, para së gjithash ekonomik.”- deklaroi Zoran Zaev – Kryeministër.

Zëvëndëskryeministri Angjushev mendon se ky investim i huaj do të ndihmojë në zvogëlimin e numrit të të rinjve të cilët largohen nga vendi, sepse siç theksoi këtij lloji të kompanisë i nevojiten kuadro të reja të arsimuara.

“Për të rinjtë e vendit tonë me arsimim të lartë këto janë kompani të cilat mund të sigurojnë jetë dinjitoze, që të rinjtë të mos largohen nga vendi, dhe në vend që nga vendi të eksportojmë të rinj, të ekportojmë produkte.”-tha Koço Angjushev – Zv/Kryeministër për Çështje Ekonomike.

Angjushev gjithashtu theksoi se bëhet fjalë për një kompani të huaj e cila ka hapur 50 fabrika në 15 shtete, në 4 kontinente, e cila ka të punësuar mbi 10.000 qytetarë. /Verica Dimitrijevska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia