close
BotaEkonomi

GJATË PANDEMISË MILIARDERËT MË TË PASUR PËR 4.000 MILIARDË DOLLARË

18859034-26CC-46F3-980D-ADB354C08670

Pasuria e miliarderëve gjatë pandemisë së COVID-19 është rritur për 4 trilionë dollarë – njofton Al Xhazira Balkans.

Në portalin “Biznis Insajder” është publikuar një raport I Institutit për Studime Politike që tregon se nga 18 Marsi 2020 deri më 18 Mars 2021, pasuria e 2.365 miliarderëve është rritur për 54%, respektivisht për 4 trilionë dollarë.

Në këtë raport, sic transmeton Klan M, thuhet se ,20 miliarderë kanë shtuar pasurinë e tyre për 742 miliardë dollarë, që është një rritje prej 68%.

Nga ana tjetër, raporti I organizatës ndërkombëtare OXFAM, I publikuar në fillim të vitit tregoi se miliarderët janë më të pasur për 3.9 trilionë dollarë.

Në këtë raport thuhet se këto para mund të ndihmojnë që askush të mos varfërohet për shkak të pandemisë dhe se me këto mjete mund të blehen vaksina kundër COVID-19 që do të mjaftonin për të gjithë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia