close
Top LajmeVendi

GJENDJA E KRIZËS: RRETH 200 USHTARË SIGUROJNË SPITALET

B253BFFF-CA45-497F-BF03-ACD3CF15CA80

SHEQERINSKA: PËR TË HËNËN PARASHIHEN 12 SPECIALISTË DHE MOTRA MEDICINALE SHTESË


Gjithsej 195 përfaqësues të ushtrisë kanë siguruar dje rendin dhe sigurinë shtesë të klinikave dhe spitaleve me qendra kovid, ndërsa për të hënën janë paraparë në mënyrë shtesë edhe 12 specialistë dhe motra medicinale si mbështetje për personelin civil shëndetësorë. Këtë e deklaroi Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e cila nënvizoi se përveç në Shkup, përfaqësuesit  e Ushtrisë janë përcaktuar edhe në qendrat tjera kovid nëpër shtet.  

RADMILA SHEQERINSKA, MINISTRE E MBROJTJES

“Në pjesën më të madhe të qendrave që pranojnë pacientë me kovid, kemi përfqësues të ushtrisë, në pajtueshmëri me planin që e bën armata së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Të hënën në mënyrë shtesë, 12 specialistë shtesë dhe 20 motra medicinale, do të kyçen në spitalet në Shkup, si mbështetje për personelin civil shëndetësorë.”

E pyetur lidhur me ankesat për pjestarët e ushtrisë se nuk kontribuojnë për vendosjen e rendit nëpër spitale dhe presin udhëzime nga sigurimet e spitaleve, Shekerinska hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se ushtria vepron ekskluzivisht me udhëzimet që dalin nga planet operative.

RADMILA SHEKERINSKA, MINISTRE E MBROJTJES

“Absolutisht është e palejueshme dhe e palogjikshme që ushtria të pranojë udhëzime nga sigurimi privat dhe në asnjë mënyrë kjo nuk është ashtu. Ajo që ushtria e pranon janë udhëzimet që vijnë nga shtabi dhe planet operative që i punon Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me përfaqësues të Shtabit të Përgjithshëm.”

Në pajtueshmëri me gjendjen e shpallur të krizës, përfaqësuesit e ushtrisë, ndihmojnë në ruajtjen e rendit nëpër qendra kovid në në Shkup, Dibër, Gjevgjeli, Kavadar, Koçan, Kumanovë, Gostivarë, Ohër, Prilep, Strugë, Strumicë, Veles, Kërçovë.

Këto komente, Shekerinska i bëri gjatë shpalosjes së buxhetit të vitit 2021, ku theksoi se për sferën e mbrojtjes, qeveria ka paraparë rritje prej 0.2 përqind të Bruto Prodhimit Vendorë, ose rreth 10 përqind më i lartë krahasuar me vitin e kaluar. Buxheti parashihet të arrijë vlerën 11,1 miliardë denarë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia