close
Top LajmeVendi

GJENDJE KRIZE: ARMATA KYÇET NË NDIHMË POLICISË DHE SPITALEVE

64BACB0A-CA64-4FD5-9A44-05E620B38B2B

VIJOJNË TË JENË TË LARTA SHIFRAT E TË INFEKTUARVE DHE VIKTIMAVE 


Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 23-të miratoi Vendimin për ekzistimin e gjendjes së krizës në territorin e vendit, për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte të pandemisë së COVID-19 dhe për parandalimin e përhapjes së virusit.

Nga e shtuna në mbrëmje Maqedonia e Veriut zyrtarisht është në gjendje krize.

Shtabi kryesor do të jetë trupi që do të koordinojë të gjithë luftën kundër pandemisë me COVID-19 në gjendje krize. Do të koordinojë 80 shtabe lokale krizash nëpër Komuna, të cilët do të marrin vendime se cfarë resursesh nevojiten edhe nga sektori shtetëror dhe privat në territorin e tyre që në mënyrë më të lehtë dhe më dinamike të përballet kriza.

Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë kanë vënë kontaktet e para me spitalet private, për vënien e tyre në dispozicion të shtetit.

Ndërkaq, Presidenti Stevo Pendarovski ka dhënë “dritë jeshile” për kycjen e armatës në përkrahje të organeve të rendit dhe institucioneve shëndetësore.

Gjendja e krizës për 30 ditë, në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, I mundëson Armatës t`i jep përkrahje policisë dhe institucioneve shëndetësore – ka shkruar në Facebook Presidenti Stevo Pendarovski, duke shtuar se Sipas menaxhimit me krizën Armata do t`i ndihmojë policisë në sigurimin e objekteve strategjike, spitaleve, por edhe në sigurimin e depove të ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.

Ndërkohë, numri I të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut edhe mëtej është shumë I lartë. Sipas raportit të fundit të autoriteteve shëndetësore ishin evidentuar 1237 raste të reja dhe 39 viktima. Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve është 52.449, kurse I viktimave 1462, kurse për momentin evidentohen 20.035 raste aktive. Shkupi dhe Tetova vijojnë të jenë qytetet më të prekura me raste aktive./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia