close
Bota

GJERMANI: 400 MILION EURO PËR VIKTIMAT E PËRMBYTJEVE

3-1

Një javë pas katastrofës së përmbytjeve, sidomos në pjesën perëndimore të Gjermanisë, qeveria federale ofron një ndihmë emergjente prej 400 milionë eurosh. Me këto para synohet të eleminohen dëmet më të mëdha të ndërtesave dhe të infrastrukturës komunale dhe të kapërcehen nevojat e tjera urgjente. Shuma prej rreth 400 milion eurosh do të ofrohet përgjysmë nga qeveria federale dhe nga qeveritë e landeve. Gjithashtu planifikohet edhe një fond për rindërtimin, por vendimi në lidhje me shumën e këtij fondi do të merret vetëm pasi shkalla e dëmtimeve të mund të parashikohet më saktësisht në javët e ardhshme.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia