close
Bota

GJERMANI: FRIKA NGA COVID-19, RRITET SHITJA E ARTIKUJVE HIGJIENIK

17C87BAF-B259-4516-9975-10BF31C0EF97

MBI 11.000 RASTE BRENDA NJË DITE   


Zyra e Statistikave të Gjermanisë ka thënë se shitjet e letrës së toaletit dhe dezinfektuesve janë duke shënuar sërish rritje, teksa shteti me ekonominë më të madhe në Evropë po përballet me rritje alarmante të koronavirusit.Gjermania po përballet me rritje “shumë serioze” të rasteve me koronavirus, ka thënë udhëheqësi i Institutit Robert Koch, që merret me sëmundjet infektive. Ky shtet ka raportuar të enjten për 11,287 raste të reja me koronavirus, duke tejkaluar rekordin ditor prej 7,830 rasteve më 16 tetor.

Me mbi 11 mijë raste pozitive më COVID-19, për momentin po përballet Gjermania, shifra këto që janë jashtë parashikimeve edhe të Kancelares gjermane Angela Merkel e cila para tre javëve theksoi se numrin rekord të infektimeve me COVID-19 e presin afër Festave të Krishtlindjeve dhe të jetë diku rreth 19 mijë në ditë. Tashmë shtrohet cështja se sa serioze është situata në Gjermani dhe nëse kapacitetet shëndetësore mund të përgjigjen në mënyrë përkatëse ndaj situatës së re të krijuar nga e ashtuquajtura vala e dytë në Evropë dhe botë. Autoritetet shëndetësore thonë se janë të gastshëm për shkak se përballen me raste të para disa javëve, e jo për shifrat e reja.

Sjellja në panikë e qytetarëve gjermanë vërrehet edhe në supermarkete ku sërish po zbrazen raftet me letër higjienike si reflektim I shqetësimeve të qytetarëve për shkak të rritjes së numrit të infektimeve.

 

Gjithashtu vërrehen blerje masovike të ushqimit por edhe orare të shkurtuara të punës në vecanti të institucioneve publike, të cilët jo vetëm që punojnë me orare të reduktuara por u japin të drejtë punëtorëve që të punojnë edhe nga shtëpia.

Në Gjermani autoritetet bëjnë thirrje që të respektohen masat e distancës fizike nga 1.5 deri në 2 metra, është I ndaluar grumbullimi I më shumë personave nëpër dasma, ahengje private, por edhe mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në ambiente të hpura e të mbyllura dhe transportin public. / VERICA STOJMENOVA – TV KLAN M LANSBERG GJERMANI /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia