close
Rajoni

Gjermani: Kancelari Sholc takohet me Kurtin dhe Vuçiqin

12230721-D9C5-45F1-9242-8810C822B718

PËRPJEKJE PËR TË RINISUR DIALOGU PRISHTINË – BEOGRAD

Në pëpjekje për të rinisur dialogu Prishtinë Beograd për arritjen e një marrëveshjeje finale është duke u angazhuar edhe Berlini zyrtar.

Kancelari gjerman pret liderët e Kosovës dhe Serbisë, kryeministrin, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq,

Fillimisht do të ketë takime të ndara që nisin me kryeministrin Albin Kurti për të vazhduar me Vuciq në përpjekje për një takim të përbashkët të ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takimi Scholz-Kurti do të pasohet nga një konferencë shtypi. Takimi me Kurtin pritet të nisë rreth orës 15:00.

“Të dyja takimet do të fokusohen në koordinimin e reagimeve të mëtejshme ndaj luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, në marrëdhëniet politike dhe ekonomike dhe në bashkëpunimin rajonal. Takimet do të shërbejnë gjithashtu për ta mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja”, ka shkruar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde të martën duke zbuluar agjendën dhe temat që do të diskutohen në takime.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u takuan në kuadër të dialogut më 19 korrik të vitit të kaluar. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia