close
Top LajmeVendi

GJERMANI: RMV-ja DHE SHQIPËRIA ZONA ME RREZIK TË LARTË

koch

AUTORITETET GJERMANE PARALAJMËROJNË QYTETARËT TË MOS UDHËTOJNË NË KËTO DY VENDE

Nga e diela Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe një sërë shtetesh të tjera do të  hyjnë në listën e vendeve me rrezik të lartë për shkak të rasteve me Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti gjerman Robert Koch. Në këtë mënyrë, me përjashtim të Kosovës, të pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë zona me rrezik të lartë. Mali i Zi ka qenë në këtë listë që   në Gusht 2021. Autoritetet gjermane u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të mos udhëtojnë në këto vende nëse nuk e kanë të nevojshme.

Të pavaksinuarit duhet të kenë një test negativ me vete dhe hyjnë automatikisht në karantinë, për 10 ditë. Fëmijët nën gjashtë vjeç nuk kanë nevojë të bëjnë test, por duhet të bëjnë karantinë, e cila përfundon automatikisht pas pesë ditësh.

Zonat me rrezik të lartë janë vendet ose rajonet ku numri i të infektuarëve gjatë shtatë ditëve të kaluara ka qenë mbi 100 për çdo 1000 banorë. Ky është kriteri kryesor, por ka edhe kritere të tjera, të cilat e bëjnë një zonë me rrezik të lartë, si shpejtësia e lartë e përhapjes, shtrimet  në spitale  dhe shkalla e ulët e testimit./Klan News/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia