close
Bota

GJERMANI: RRITET PRESIONI PËR VAKSINIM

BD15504C-1B44-4585-A338-79357AB0C762

GJENDJE EMERGJENTE EDHE PAS 11 SHTATORIT?


Në Gjermani, autoritetet e landeve dhe qeveria qendrore kanë vendosur të martën të specifikojnë masat mbrojtëse kundër virusit korona. Në vijim një përmbledhje e rregullave. Sikurse njofton Radio Dojçe Vele, zytarët kanë ritheksuar thirrjet për t’ju përgjigjur sa më parë vaksinimit. Njoftohet se deri tani janë vaksinuar 45.8 milionë qytetarë ose 55.1 përqind e popullsisë gjermane. 

Qeveria dhe landet gjermane vendosën të martën, në një konferencë virtuale të kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të 16 landeve që të forcojnë masat parandaluese të përhapjes së koronës. Shkas është rritja e incidencës për shkak të variantit delta dhe niveli ende i ulët i vaksinimit. 

Nga 11 tetori e tutje, testet do të jenë me pagesë. Kjo vlen vetëm për refuzuesit e vaksinave. Për të pavaksinuarit e tjerë, si për shembull, të miturit dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare, dhe gratë shtatzëna, për të cilët nuk këshillohet patjetër vaksinimi, testet do të vijojnë te jenë falas.

Federata dhe landet I bëjnë thirrje  popullsisë por edhe punëdhësve që urgjentisht të  shfrytëzojë ofertat e vaksinimit. Deri tani, sipas burimeve zyrtare, janë vaksinuar 45.8 milionë qytetarë ose 55.1 përqind e banorëve. Qeveria synon të arrijë një kuotë deri në 85 përqind.

Nga 23 gushti e tutje do të vlejë i ashtuquajturi rregulli 3G, që do të thotë se hyrja në ambientet e mbyllura lejohet vetëm për të vaksinuarit, të testuarit negativisht apo të shëruarit. Kush nuk është i vaksinuar apo shëruar së fundmi nga virusi i koronës do të mund të hyjë vetëm me test negativ në spitale, qendra kujdesi për të moshuarit, faltore, palestra sportive, hotele, bare restorante. Një test i shpejtë antigjen nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë, një test PCR jo më i vjetër se 48 orë. Radioja gjermane, po ashtu, njofton se qeveria federale është zotuar se do të vazhdojë deri në fund të vitit ndihmën kalimtare për kompanitë e goditura veçanërisht rëndë nga pandemia. Edhe aksesi në ndihmat për kompanitë që i kanë kaluar punëtorët e tyre në orar të shkurtuar do të zgjatet deri në fund të vitit. Veç kësaj, kompanive u ofrohet edhe një shpërblim shtesë për të rikthyer stafin në punë.

Situata emergjente e epidemisë do të mbetet. Ajo aktualisht është në fuqi deri më 11 shtator, por dje qeveria qendrore dhe landet kërkuan  që ajo që të zgjatet, në rrafshin mbarkombëtar, edhe pas  kësaj date. Ndonëse vendimin për këtë duhet ta marrë Parlamenti, nënvizohet se kjo nevojitet për të legjitimuar një sërë masash që autoritetet të mund të dekretojnë me qëllim të luftimit me sukses të pandemisë./Klan Macedonia/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia