close
Bota

GJERMANI: SHTOHEN TË INFEKTUARIT – RRITEN MASAT

1583387395_06f0f0167a09479eb7059714eab12485

Në Gjermani numri i të infektuarëve me koronavirus është ngritur në 36 mijë e 508, ndërkohë që numri i të vdekurve raportohet të jetë 108. Instituti gjerman ‘Robert Koh’ ka bërë të ditur se, në raportot me ditën e djeshme, numri i të infektuarëve është rritur për katër mijë e 995 persona. Ndërkohë autoritetet gjermane kanë shtuar masat për zbutjen e pasojave të koronavirusit.

Parlamenti gjerman  ka miratuar paketën qeveritare për t’i dalur në ndihmë ekonomisë si rezultat i dëmeve të pësuara nga pandemia e koronavirusit. Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se fjala lshtë për një shumë prej 750 miliardë eurosh. Deputetët kanë votuar edhe ndryshimin e përkohshëm të ndalesës për hyrje borxh që u përfshi në Kushtetutë pas krizës botërore financiare të vitit 2008. Kjo mundëson rishikimin e buxhetit për vitin në vazhdim dhe marrjen e një kredie në lartësinë prej 156 miliardë eurosh.

Qeveria e kancelares Angela Merkel ka vënë në dispozicion edhe 600 miliardë ero – shtesë në formën e garancive kreditore dhe të mjeteve për nacionalizimin eventual të firmave të cilat për shkak të pandemisë janë gjetur në vështirësi financiare. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia