Gjermani: Treni del nga shinat, 4 të vdekur dhe 30 të plagosur

Gjermani, shkaku i aksidentit ende nuk dihet

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Një tren ka dalë nga shinat në Gjermaninë jugore, duke lënë të paktën 4 persona të vdekur dhe të 30 të tjerë të plagosur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një zëdhënës i policisë, i cili nuk kishte asnjë detaj mbi viktimat, tha se treni për në Mynih kishte qenë mjaft i mbushur në kohën e përplasjes në veri të Garmisch-Partenkirchen, një vendpushim skish në Bavari që është mjaft i njohur nga alpinistët. Shkaku i aksidentit të rëndë nuk dihet ende.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, janë 30 persona të lënduar mes tyre shumë nxënës shkolle.

6 helikopterë, duke përfshirë 3 të ardhur nga rajoni austriak i Tirolit,  janë në vendngjarje për të ndihmuar ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.

Përplasja më e fundit fatale në vend ndodhi në muajin Shkurt, kur një person humbi jetën dhe 14 të tjerë u plagosën kur  dy trena u përplasën  pranë Mynihut.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share