close
Vendi

GJERMANIA BRENDA NJË VITI KA NEVOJË PËR 400.000 MIGRANTË KUALIFIKUAR

5485DAB8-BEDA-4D0E-B056-8DB22ACD36CC

Germania, në nivel vjetor, ka nevojë për 400.000 emigrantë të kualifikuar për ta kompensuar mungesën e fuqisë punëtore – ka deklaruar Shefi i Agjencisë Federale për Punësim – Detlef Shile, njofton Agjencia e Lajmeve DPA.

“Për mua, kjo nuk ka të bëjë me azilin, por për imigracionin e apostrofuar për zbrazëtirat e tregut të punës. Duke filluar nga persona që punojnë në përkujdesje deri në logjistikë dhe qytetarë akademik. Gjithkund do të ketë mungesë të punëtorëve të kualifikuar” – transmeton KlanM deklaratën e Shile për gazetën “Zidojce Cajtung”.

Ai ka hedhur poshtë rezistencën e mundshme ndaj migrimit si zgjidhje për cështje të punës.

“Mund të thoni “nuk i duam të huajt”, por kjo nuk funksionon. Është fakt se Gjermania ka nevojë për punëtorë” – ka theksuar Shile.

Për shkak të zhvillimeve demografike, vetëm këtë vit, numri i punëtorëve potencial në moshën e duhur profesionale, do të zvogëlohet për thuajse 150.000 thotë shefi i agjencisë së punësimit.

“Situata do të jetë dramatike në disa vitet e ardhshme. Gjermania mund ta zgjidh problemin vetëm me kualifikimin e punëtorëve jo të kualifikuar dhe personave vendet e punës së cilëve janë humbur për shkak të ndryshimeve teknike, duke lejuar gratë që punojnë me honorare të punojnë me orar më të gjatë dhe para së gjithash me futjen e migrantëve në vend” – ka deklaruar Shile.

Ai vlerëson se mungesa e fuqisë punëtore është cështja kyce me të cilën duhet të përballet qeveria e ardhshme pas zgjedhjeve federale, muajin e ardhshëm, në Gjermani.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia