close
RajoniTop Lajme

GJERMANIA DREJT NJOHJES SË PATENTAVE SHQIPTARE

Gjermania-800×445-1-37rqsktsan8xm4pst3q7m2

KËSHILLI FEDERAL PO DISKUTON PROJEKT-RREGULLOREN PËR KONVERTIMIN E LEJEVE TË DREJTIMIT PËR EMIGRANTËT


Këshilli Federal po shqyrton një projekt-rregullore të re për lejet e drejtimit të automjeteve në Gjermani. Njëra nga pikat është edhe njohja e patentave shqiptare dhe kosovare për emigrantët me banim në Gjermani.

Njohja e patentave shqiptare dhe kosovare për emigrantët me banim në Gjermani së shpejti pritet të bëhet më e lehtë. Sipas deutschewelle Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit i ka kërkuar Këshillit Federal që të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e lejeve të drejtimit të automjetit, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Shqipëria, Kosova, Moldavia, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut.

Vetëm për patentat nga Shqipëria që I përkasin kategorisë AM për konvertimin do të kërkohet një provim praktik.

Ndryshimet priten të lehtësojnë jetën e mijëra emigrantëve që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Kosova në Gjermani. Sipas rregullave të deritanishme për emigrantët rezidentë në Gjermani vlefshmëria e patentës skadonte pas gjashtë muajsh qëndrimi. Deri tani konvertimi i patentave nga këto dy vende kërkonte provime shtesë si në teori ashtu edhe në praktikë dhe të paguhej një shumë prej 1000 eurosh.

Shumë prej emigrantëve të ardhur me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor, të cilët nuk e njihnin mirë gjermanishten nuk kishin shans të merrnin provimin teorik.

Nëse nuk ka propozime për ndryshime, rregullorja mund të miratohet me 11 shkurt, në seancën plenare të Këshillit Federal.Ndryshimet e propozuara kanë mbi bazë projekt-marrëveshje dypalëshe të Gjermanisë me Shqipërinë, përkatësisht me Kosovën, që pritet të ratifikohen menjëherë pas miratimit nga Këshilli Federal.

Diplomatët në Berlin thonë se ishte pikërisht angazhimi personal i ish-kancelares që e përshpejtoi procesin./KlanMacedonia/.

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia