close
Bota

GJERMANIA NË KARANTINË NJË MUJORE

C73663A8-DCDD-4E73-8469-66427ADBDA6A

“Duhet të reagojmë menjëherë” – ka deklaruar Kancelarja Angela Merkel duke shtuar se celësi për tejkalimin e situatës aktuale mjaft serioze me COVID-19 është në zvogëlimin e kontakteve me kufizimet në dëm të ekonomisë.

Duke filluar nga E hëna më 2 Nëntor, tubimet private do të kufizohen në 10 persona të së paku dy amvisërive. Restoranet, baret, Teatrot, kinematë, pishinat do të mbyllen, kurse koncertet janë anuluar.

Ngjarjet profesioniste sportive do të mbahet me dyer të mbyllura., Qytetarëve u rekomandohet të mos bëjnë udhëtime jo të domosdoshme për arsye private, kurse qëndrimi në hotele do të lejohet vetëm për udhëtime të domosdoshme të biznesit.

Shkollat dhe cerdhet do të mbeten të hapura, si dhe shitoret, me respektim të ashpër të masave të distancës sociale dhe higjienës.

Qeveria gjermane do të sigurojë një pako prej 10 miliradëve ndihmë për firmat që duhet të mbyllen ose do të pësojnë humbje për shkak të masave. Firmat më të vogal, deri në 50 të punësuar, do të marrin 75% të të ardhurave të vitit të kaluar për muajin Nëntor. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia