close
maas

MAAS: TË INJEKTOJMË NJË VRULL TË RI NË PROCESIN E ZGJERIMIT

 

Gjermania reagoi ashper ndaj bllokimit te fundit qe i beri Bullgaria hapjes se negociatave me Shkupin. Shefi i diplomacise gjermane Heiko Maas deklaroi se mungesa e nje vendimarrjeje per negociatat me Shkupin e Tiranen ishte zhgenjyese.

Hezitimi i Bullgarise qe te hiqte dore nga vetoja ndaj Maqedonise se Veriut gjate mbledhjes se keshillit te ministrave per ceshtje evropiane ka sjelle zemerimin e Gjermanise. Gjatë fjales se mbajtur ne forumin e Politikës së Jashtme të fondacionit  Körber-Stiftung kryediplomati Heiko Maas deklaroi se mungesa e nje vendimarrjeje per negociatat me Shkupin e Tiranen ishte zhgenjyese.

HEIKO MAAS – MINISTER I JASHTEM I GJERMANISË

Ne duhet të injektojmë një vrull të ri në procesin e anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor. Kemi qenë në kontakt të ngushtë me Slloveninë por edhe me Komisionin e BE-së, në mënyrë që të krijoheshin premisat që me çdo kusht të mbahen konferencat e para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda vitit.  Kjo ceshtje po rezulton e vështirë dhe po zgjat më shumë seç duam. Me shtetet që i plotësojnë kushtet e kërkuara, atëherë nuk kemi përse të ngurrojmë me fillimin e negociatave. 

Maas i konsideroi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor si nga më të vështirat në të gjithë historinë e pasluftës.

HEIKO MAAS – MINISTER I JASHTEM I GJERMANISË

Zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, pikërisht ato në pragun e derës sonë  e kam fjalën për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës dhe situata e paqëndrueshme e brendshme në Bosnje – tregojnë se Evropa mbi të gjitha duhet të demonstrojë besueshmëri dhe aftësi për të vepruar.  Ne duhet të mendojmë se si të veprojmë më ashpër ndaj atyre që i vënë në pyetje strukturat shtetërore, që i yshtin njerëzit me urrejtje dhe që duan t’i ndërpresin lidhjet me Bashkimin Evropian. 

Vendosja e sanksioneve ndaj, Milorad Dodik, i cili kohët e fundit i ka shtuar përpjekjet për të minuar shtetin multietnik të Bosnjë-Hercegovinës, mbështeten kryesisht nga Gjermania, por edhe nga disa vende të tjera të BE-së, por jo të gjitha. Shtete si Polonia, Hungaria dhe Sllovenia  janë kundër sanksioneve për kreun e serbëve të Bosnjës që nga ngrirja e llogarive deri tek moslejimi i hyrjes në BE./KlanNews/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia