close
Ekonomi

GJIRI I LALZIT: RESORT TURISTIK GJIGAND – 180 MILIONË EURO

maxresdefault

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar këtë javë gjashtë projekte të rëndësishme me një vlerë investimi prej 250 milionë eurosh.  Edhe pse zëvendëskryeministri Niko Pelleshi, zbardhi vlerën totale të investimit, mister mbeten projektet dhe veçanërisht investitorët e tyre.

Bëhet fjalë për një resort turistik me vlerë 180 milionë euro, një projekt sportiv e argëtues me vlerë 9 milionë euro, 3 Hidrocentrale me vlerë 22 milionë euro, 3 Centrale Elektrike Fotovoltaike me vlerë totale investimi 9.75 milion Euro, 2 projekte (rikonstruksion i Teatrit të Operas e baletit dhe Bibliotekës Kombëtare) me vlerë totale investimi 14,8 milionë euro, dhe në fund një projekt me 3 investime në industri me vlerë totale 13,600,000 euro.

Ndërkaq vetëm një ditë më parë Qeveria miratoi dy projekteve turistike që do të zhvillohen nga Balfin Group përkatësish në Himarë dhe në Gjirin e Lalzit. Vlera e investimeve e parashikuar për këto dy projekte është rreth 78 milionë euro.

Më saktësisht rreth 52 milionë euro për projektin e “Green Coast” (edhe kjo kompani në pronësi të Balfin Grup) që do të ndërtohet në Himarë (Palasë) dhe rreth 26 milionë euro për projektin “New Born” që do të ndërtohet në Gjirin e Lalëzit, përsëri nga Grupi Balfin. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia