close
Sport

GJITHÇKA E KRYER IBRAIMI ËSHTË FUTBOLLISTI MË I RI I KUKËSIT

7F65CEC8-B6C3-4AB6-8D32-7A3D4528320C

Futbollisti nga Tetova, Agim Ibraimi është transferuar në Superligën e Shqipërisë te skuadra e Kukësit.

Këta të fundit sot kanë zyrtarizuar marrëveshjen me tetovarin, me palët që kanë firmosur kontratë dy vjeçare. Agim Ibraimi së fundmi ishte pjesë e kampionatin vendor dhe luajti për Shkëndijën.
Ibraimi tre herë është shpallur futbollisti i vitit në vendin tonë. Ai te Kukësi do të nis me stërvitje nga dita e hënë.

Ibraimi ka një karrierë të pasur pasi përveç se ka luajtur në disa raste në grupet e Champions League dhe Europa League me Maribor duke shënuar dhe 4 gola në dy kompeticionet më të rëndësishme për klube, në sezonin 2013-2014 ka qenë pjesë e Cagliarit në Serie A teksa është aktivizuar në 25 takime duke shënuar dhe 2 gola ndërsa ka provuar të luajë edhe në Kazakistan me Astanan dhe në Turqi me Eskisehirspor. Ai do të jetë një vlerë e shtuar për repartin e avancuar të Kukësit pasi luan si sulmues krahu. Një meritë për kalimin e Ibraimit te Kukësi e ka edhe drejtori sportiv Nderim Nexhipi me të cilin 32-vjeçari njihet shumë mirë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia