close
Top LajmeVendi

Gjoba për 185 shoferë në Shkup, 41 për vozitje të shpejtë

133171959

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka lajmëruar se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 185 gjoba, ndër të cilat për vozitje të shpejtë janë shqiptuar 41 sanksione, pesë gjoba për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 13 sanksione për vozitje pa patentë shofer dhe katër gjoba për shofer fillestar.

“Janë shqiptuar nëntë masa për shfrytëzimin e celularit, pesë sanksione për automjete teknikisht të parregullta, gjashtë masa për kalim në dritën e kuqe të semaforit. “Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojmë rregullat në komunikacion për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, kumtoi MPB-ja.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia