close
Sport

GJOKOVIQI NË “AUSTRALIAN OPEN”: KRITIKA ORGANIZATORËVE

AUSTRALIAN oPEN

MINISTRJA E BRENDSHME: FJALËN E FUNDIT – QEVERIA FEDERALE


Australianët kanë reaguar me indinjatë ndaj lajmit se Novak Gjokoviqit I është lejuar paraqitja në turneun “Australian Open” edhe pse nuk ka marrë vaksina anti-covid. Shefi I turneut Kreg Tajli ka konfirmuar se Gjokoviqi do ta mbrojë titullin në Melburn, pasi kishte marrë leje për përjashtim mjekësor ng vaksinimi, për cka kishin aplikuar 26 tenistë.

Ministrja e brendshme australiane, Karen Endrjus, paralajmëroi se qeveria federale do ta ketë fjalën e fundit rreth rastit Gjokoviq.

Derisa organizatorët thonë se Gjokoviqi nuk ka marrë trajtim special, australianët, të cilët, tashmë një kohë të gjatë nuk guxojnë të udhëtojnë, kanë kritikuar ashpër këtë vendim.

“Australianët nuk mund të përjashtoheshin nga vendimet për të shkuar në ceremonitë mortore ose vizita nëpër spitale, kanë kaluar muaj të tërë në robëri, kurse sportistëve të shëndosh elitar u lejohet përjashtimi mjekësor që të luajnë në Australian Open” – ka shkruar në Tuitter gazetari I sportit, Shejn Anderson.

Toni Nadal, Trajneri shumëvjecar i tenistit Rafael Nadal, ka thënë se është befasuar nga vendimi që Gjokoviqit t`I lejohet pjesëmarrja.

“Gjokoviqi ka të drejtë ta ruajë sekretin e historisë mjekësore. Besoj se ëhtë I vetëdijshëm se nga COVID-19 kanë vdekur gjashtë milionë njerëz dhe do ta sqarojë situatën e tij. Nuk besoj se ka parregullsi, por që të mos ketë kontraverza, duhet që të gjithë të implikuarit në këtë rast të jenë të sinqertë” – ka shkruar Toni Nadal në një kolumnë për gazetën spanjolle “El Pais”.

Gjokoviqi deri tani ka refuzuar që të flasë për statusin e tij të vaksinimit, por në Prill deklaroi se kundërshton vaksinimin. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia