close
Sport

GJOKOVIQI PRANON: ISHA POZITIV ME COVID-19 GJATË INTERVISTËS PËR “L`EQUIPE”

gjokoviq1

AUTORITETET AUSTRALIANE ZGJEROJNË HETIMET


Tenisti Novak Gjokoviq, ka pranuar se ka shkelur rregullat për izolimin derisa muajin e kaluar ka qenë pozitiv e COVID-19, duke e sqaruar situatën si “vlerësim të gabuar”.

Përmes Instagramit, Gjokoviqi ka pranuar se dy ditë pasi ishte testuar dhe konfirmuar se është pozitiv ka patur një intervistë, kurse siç ka thënë, e ka realizuar të njëjtën që të mos e zhgënjejë gazetaren.

Por ai ka thënë se më 16 Dhjetor ka rezultuar negativ me COVID-19 dhe për këtë shkak ka qenë pjesë e ngjarjeve publike ku është xhiruar, edhe pse në formularin për hyrje në Australiu shkruan se më 16 Dhjetor ka pasur test pozitiv me COVID-19. Këto janë dezinformata ka shkruar Gjokoviqi, duke drejtuar gishtin tek agjenti I tij I cili gabimisht ka plotësuar formularin në Aeroportin e Melburnit.

Për momentin autoritetet australiane ende janë duke hetuar nëse tenisti ka gënjyer gjatë hyrjes në këtë vend, kurse është përjashtuar në mënyrë mjekësore nga vaksinimi për koronavirusin, që është e detyrueshme për hyrje dhe pjesëmarrje në turneun e Australisë.

Tani gjithcka është në duart e Ministrit për Imigracion që ka të drejtën për ta shfuqizuar viziën dhe ai mund të deportohet. Ministri ka paralajmëruar se vendimin do ta merr këto ditë kur t`I ketë gati detajet e hetimeve nga autoritetet.

Dënimi më I lartë për dhënie të informacioneve të rrejshme para instutucioneve zyrtare në Australi, është pesë vite burg.

 

 

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia